
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban sot, e martë, mbledhjen e radhës në orën 15:30.
Mbledhja zhvillohet në selinë e KQZ-së dhe pritet të trajtojë çështje të rëndësishme lidhur me proceset zgjedhore.
“Raport i verifikimit të votave të kandidatëve për 2 për qind të vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të datës 28 dhjetor.”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.