Nesër përkujtohet 27 vjetori i Masakrës së Reçakut

23:56 | 14 Janar 2026
Nesër përkujtohet 27 vjetori i Masakrës së Reçakut

Kosova shënon nesër 27 vjetorin e Masakrës së Reçakut, ku më 15 janar 1999, në këtë fshat forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë. Me këtë rast do të organizohen aktivitete përkujtimore me rastin e 27 vjetorit të Masakrës së Reçakut.

Ceremonitë zhvillohen nën patronatin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, kryeministrit Albin Kurti, kryetarit të Komunës së Shtimes, Dr. Qemajl Aliu, dhe Shoqatave të Dalura nga Lufta.

Aktivitetet përfshijnë:

09:00 – Homazhe nga niveli komunal në varrezat e dëshmorëve në Shtime, Mollopolc dhe Reçak;
10:30 – Homazhe nga krerët e shtetit në Kompleksin Memorial në Reçak;
12:00 – Akademi përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës, Shtime;
13:00 – Ekspozitë tradicionale “Çmimi William Walker 2026” në Shtëpinë e Kulturës, Shtime;
15:00 – Finalja në futboll të vogël e Turneut Memorial “Ditët e Reçakut” në fushën sportive “Arbëri”, Reçak.
Nxënësit në të gjitha shkollat e Kosovës do të zhvillojnë orën e parë mësimore kushtuar Masakrës së Reçakut./

Komento: