I jepet lamtumira e fundit nënës së dëshmorëve, Tahir e Agim Mazrekaj

16:56 | 21 Janar 2026
i-jepet-lamtumira-e-fundit-nenes-se-deshmoreve,-tahir-e-agim-mazrekaj

Sot iu dha lamtumira e fundit nënës Zymë, të ëmës së dy dëshmorëve, Tahir e Agim Mazrekaj.  Në ceremoninë mortore ishte i pranishëm kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se nëna Zymë ishte një grua fisnike, që me sakrificë dhe dashuri për atdheun rriti fëmijët e saj, duke i edukuar me frymën e lirisë.

“Trashëgimia e saj dhe e familjes Mazrekaj do të mbetet gjithmonë shembull i sakrificës dhe patriotizmit. Ngushëllime familjes Mazrekaj dhe bashkëluftëtarëve. U prehtë në paqe!”, ka shkruar ai.

Komento: