Shpërthim gypi në Klinikën e Oftalmologjisë, QKUK: Operacionet vazhdojnë normalisht

12:56 | 23 Janar 2026
shperthim-gypi-ne-kliniken-e-oftalmologjise,-qkuk:-operacionet-vazhdojne-normalisht

Në Klinikën e Oftalmologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka ndodhur një defekt teknik pas shpërthimit të një gypi uji.

Zëdhënësja Mirlinda Qyqalla për Sinjali e konfirmoi se shërbimet shëndetësore për pacientët vazhdojnë pa pengesa dhe situata është nën kontroll të plotë.

Sipas saj, tri sallat e operacionit janë funksionale dhe ndërhyrjet kirurgjikale po kryhen sipas planit.

“Në Klinikën e Oftalmologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka ndodhur një defekt teknik, si pasojë e shpërthimit të një gypi të ujit. Menjëherë pas njoftimit, ekipi i shërbimeve teknike të QKUK-së ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka intervenuar me kohë, duke e sanuar plotësisht problemin. Klinika e Oftalmologjisë na njofton se tri sallat e operacionit janë funksionale dhe po kryejnë ndërhyrjet kirurgjikale sipas planit dhe rregullit të zakonshëm. Po ashtu ju njoftojmë se shërbimet shëndetësore për pacientët po vazhdojnë pa pengesa dhe situata është nën kontroll të plotë”, konfirmoi Qyqalla.

Komento: