Paralajmërohet një protestë më 26 janar në RMV në kufi, në anën e Kosovës pritet të ketë kolona

17:26 | 23 Janar 2026
paralajmerohet-nje-proteste-me-26-janar-ne-rmv-ne-kufi,-ne-anen-e-kosoves-pritet-te-kete-kolona

Një shoqatë e transportuesve të mallrave në Maqedoninë e Veriut ka paralajmëruar një protestë më 26 janar që do ta mbajë në kufirin me Kosovën, por në territorin maqedonas.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës ka njoftuar për këtë ngjarje dhe informoi qytetarët se pritet të ketë kolona nga pjesa e Kosovës meqë për shkak të protestës do të mbyllet qarkullimi për transportuesit e mallrave.

“Sipas njoftimeve të pranuara, Shoqata e Transportuesve MAKAM-TRANS, do të organizojë një protestë më datë 26.01.2026, me fillim nga ora 12:00. Si pasojë e kësaj proteste, do të mbyllet qarkullimi për transportuesit e mallrave. Protesta do të mbahet në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa në territorin e Republikës së Kosovës mund të krijohen kolona të gjata kamionësh, të cilët do të presin për të kaluar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.

Komento: