Hamza i ri i Prekazit, në ditën e fejesës së tij, ‘merr’ bekimin e gjyshit

19:56 | 23 Janar 2026
hamza-i-ri-i-prekazit,-ne-diten-e-fejeses-se-tij,-‘merr’-bekimin-e-gjyshit

Të enjten, familja Jashari pati rast feste, pikërisht në ditën kur shënohej triumfi i dytë i tyre pas ballafaqimit për ruajtjen e pragut të shtëpisë nga forcat paramilitare serbe.

Hamza i ri i Jasharëve, kurorëzoi dashurinë e tij me fejesë, duke ngjallur gëzim e festë në shtëpinë e madhe të tyre.

Çifti i ri, kishte vendosur që fotot e fejesës t’i realizonin në Kompleksin Memorial në Prekaz, aty ku pushojnë eshtrat e shumë anëtarëve të Jasharëve.

Ndërkohë, Bekim Hamëz Jashari, tha se “Gëzime të tilla në familjen tonë na zgjojnë kujtimin e babës Shaban, Kryekomandantit Ademit dhe Babushit, që betejën për liri e kthyen në dasmë përjetësie. Edhe në mes të betejës tre-ditore, kënga nuk pushoi kurrë”.

Komento: