Në QNR rinumërohen mbi 67% apo 1,729 nga 2,557 vendvotime, 24 komuna përmbyllin procesin

10:26 | 26 Janar 2026
ne-qnr-rinumerohen-mbi-67%-apo-1,729-nga-2,557-vendvotime,-24-komuna-permbyllin-procesin

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e hënë, 26 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar rreth 67% apo 1,729 nga 2,557 vendvotime.

Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.

Komento: