Policia gjen substanca narkotike në Qendrën Korrektuese të Dubravës

08:56 | 27 Janar 2026
policia-gjen-substanca-narkotike-ne-qendren-korrektuese-te-dubraves

Policia e Kosovës njofton se në Qendrën Korrektuese të Dubravës në Istog, gjatë një kontrolli rutinë në njërin nga pavijonet, tek gjësendet personale të një të dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej rreth 6 gramësh substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar në përputhje me procedurat ligjore.

“Qendra Korrektuese Dubravë, Istog 20.01.2026 – 14:40. Raportohet se gjatë kontrollit në njërin nga pavijonet, në gjësendet e të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar 6 gramë substance e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të PK.

Komento: