
Policia në Gjakovë ka njoftuar se një i dyshuar për vjedhje është identifikuar pas kërkesës për bashkëpunim me qytetarë dhe media.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë njofton opinionin publik se, pas publikimit më datë 26.01.2026 të video-incizimeve dhe fotografive me qëllim të identifikimit të personit të dyshuar, lidhur me rastin e vjedhjes të iniciuar në Stacionin Policor Malishevë, është arritur identifikimi i tij.”
Policia ka falënderuar qytetarët dhe mediat.
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe mbështetjen e treguar, bashkëpunim ky që vazhdon të jetë thelbësor në parandalimin dhe luftimin e veprave penale. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, duke vepruar gjithmonë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me respektim të plotë të të drejtave të njeriut.”