27 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit

11:56 | 27 Janar 2026
27-komuna-permbyllin-procesin-e-rinumerimit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të rinumërohen.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e martë, 27 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar rreth 74% apo 1,887 nga 2,557 vendvotime.

Siç thuhet në njoftim, deri më tani 27 komuna kanë përmbyllur në tërësi këtë proces.

Komento: