
Kryeministri britanik tallet pak me Macronin, vendos një palë syze dielli dhe thotë “Bonjour”.
Presidenti francez Emmanuel Macron tërhoqi vëmendjen me syzet e tij blu të diellit që i mbante brenda në Forumin Ekonomik në Davos.
Një koment për këto syze e bëri presidenti amerikan Trump në një fjalim në këtë forum, ndërsa Macron pas disa deklaratave të ashpra për kërcënimin e Trump me tarifa s’kishte qëndruar në Davos.
Pa një shaka me këtë Macron s’shpëtoi as nga britanikët.
Kryeministri Keir Starmer në një shfaqje komedie vendosi një palë syze dielli, duke e imituar Macron dhe tha “Bonjour”.