
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Anu Prattipati, me të cilën diskutoi për zhvillimet e fundit në vend dhe për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, shkruan Gazeta 10.
Gjatë takimit, Presidentja Osmani theksoi se linjëzimi i Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë dhe mbetet një vendim i drejtë dhe strategjik. Ajo nënvizoi se Kosova beson në lidershipin e Presidentit Donald Trump dhe shprehu gatishmërinë e vendit për të dhënë një kontribut konkret dhe të përgjegjshëm në përpjekjet ndërkombëtare për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë globale.
Po ashtu, Presidentja Osmani dhe znj. Prattipati shkëmbyen pikëpamje për një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, si dhe për agjendën ndërkombëtare të Presidentes në muajt në vijim./Gazeta 10
Postimi i plotë: