Rrjedhje të ujit, ndalet nga operimi blloku A5

21:26 | 02 Shkurt 2026
rrjedhje-te-ujit,-ndalet-nga-operimi-blloku-a5

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se blloku A5 i Termocentralit “Kosova A” është ndalur nga operimi rreth orës 20:25, si pasojë e një rrjedhjeje të evidentuar në sistem.

Në njoftimin e KEK thuhet se ndalja e njësisë është bërë me qëllim të parandalimit të çfarëdo defekti potencial me përmasa më të mëdha dhe për të mundësuar kryerjen e sanimeve të nevojshme teknike.

Në operim janë aktualisht katër njësi: A3, A4, B1 dhe B2.

Komento: