Manipulimi me rezultatin e zgjedhjeve në Viti, Hashani: Po vazhdon intervistimi i personave të dyshimtë

12:56 | 03 Shkurt 2026
manipulimi-me-rezultatin-e-zgjedhjeve-ne-viti,-hashani:-po-vazhdon-intervistimi-i-personave-te-dyshimte

Është duke vazhduar intervistimi i disa personave në Gjilan në lidhje me manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën më 28 dhjetor të 2025-ës. Ndonëse raportohet për intervistimin e të paktën 65 komisionerë nga komuna e Vitisë, megjithatë, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani është rezervuar të jap numër.

“Jemi në proces të intervistimit në kordinim me prokurorin e shtetit të personave të dyshimtë të qendrës komunale të votimit në Viti, lidhur me veprën penale ‘Falsifikim i rezultateve të votimit’. Për ecurinë e hetimit të këtyre rasteve do të ju njoftojmë me kohë“, tha Hashani./Ekonomia Online

Komento: