
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka zhvilluar sot takim me Përfaqësuesin Special të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, ambasadorin Anzej Franges.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza tha se si kryetar i PDK-së, i shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës, si dhe për rolin konstruktiv të partnerëve ndërkombëtarë në dialogun dhe stabilitetin rajonal.
Pos tjerash, Hamza theksoi se Kosova ka nevojë për mbështetje dhe për procese të drejta, gjithëpërfshirëse dhe të orientuara drejt rezultateve konkrete, në funksion të stabilitetit afatgjatë dhe integrimit euroatlantik.
“Ne diskutuam edhe për rëndësinë e një qasjeje të koordinuar ndërmjet BE-së dhe SHBA-së për forcimin e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, shtoi i pari i PDK-së.