Tiranë: Studentja 18 vjeçare plagoset në hotel

09:35 | 14 Shkurt 2026
tirane:-studentja-18-vjecare-plagoset-ne-hotel

Një 18-vjeçare është plagosur me armë zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit në kryeqytet.

E reja është gjetur me plagë në gjoks brenda një dhome hoteli pranë rrethrrotullimit të Fakultetit të Ekonomikut. Sipas informacioneve paraprake ka qenë një punonjësi i hotelit ai që ka transportuar menjëherë në spital vajzën për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e saj shëndetësore ende nuk bëhet e ditur.

Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe identifikimn dhe kapjen e autorit.

Komento: