Klinika e Kirurgjisë mbetet pa rrymë, gjeneratorët sigurojnë energji në pikat kritike

18:55 | 14 Shkurt 2026

Klinika e Kirurgjisë në Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka mbetur pa energji elektrike për shkak të një defekti në një trafo prapa saj.

Zëdhënësja Mirlinda Qyqalla, për Sinjalin tha se në pikat vitale të Klinikës janë vënë në funksion gjeneratorët, ndërsa ekipet teknike dhe ato të KEDS-it po punojnë për sanimin e defektit.

“Pas një defekti të paraqitur në një trafo elektrike mbrapa Klinikës së Kirurgjisë, ekipet e shërbimeve teknike kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes. Gjithashtu, në terren ka dalë edhe ekipi për mirëmbajtjen e trafove nga KEDS, të cilët janë duke punuar në sanimin e defektit. Në pikat vitale të rëndësishme të Klinikës së Kirurgjisë janë vënë në funksion gjeneratorët për të siguruar furnizim me energji elektrike”, tha Qyqalla.

Komento: