
Komuna e Fushë Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se furnizimi me ujë për qytetarët e kësaj komune pritet të stabilizohet nesër.
“Gjithashtu, për të siguruar furnizim të rregullt me ujë të pijshëm do të organizohet shpërndarje përmes autoboteve/cisternave në disa lokacione të qytetit”, thuhet në njoftim.
“Ftojmë qytetarët që të ndjekin njoftimet zyrtare të KRU Prishtina dhe të furnizohen sipas orarit të përcaktuar. Komuna e Fushë Kosovës mbetet në koordinim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse për të siguruar informim të saktë dhe trajtim sa më të shpejtë të situatës”, thuhet ndër të tjera në këtë njoftim.
Qytetarët e Fushë Kosovës sot po përballen me mungesë të ujit për shkak të turbullimit në rrjetin e ujësjellësit.