Edi Rama: Nxënësit e shkollave tona festojnë me zemër lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

14:30 | 17 Shkurt 2026
edi-rama:-nxenesit-e-shkollave-tona-festojne-me-zemer-lirine-dhe-pavaresine-e-kosoves

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka ndarë një porosi me ndjekësit e tij me rastin e shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në një postim në Facebook, ai tha se nxënësit e shkollave festojnë me zemër dhe krenari lirinë dhe pavarësinë.

“Nxënësit e shkollave tona festojnë me zemër dhe plot krenari lirinë e pavarësinë e Kosovës, një ditë që na bashkon në vlerat më të bukura kombëtare, ndërsa nderojmë të kaluarën dhe projektojmë një të ardhme që na frymëzon me dashurinë për atdheun“, shkruan ai.

Komento: