Kryeministri Kurti emëron Genc Nimonin zëvendësministër të parë të Drejtësisë

15:30 | 20 Shkurt 2026
kryeministri-kurti-emeron-genc-nimonin-zevendesminister-te-pare-te-drejtesise

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Genc Nimonin në pozitën e zëvendësministrit të parë të Drejtësisë.

Gjatë mandatit të kaluar qeveritar, Nimoni ka shërbyer si shef i Kabinetit të ministres së Drejtësisë, duke qenë i përfshirë në koordinimin e punës dhe agjendës institucionale të këtij dikasteri.

Kryeministri Kurti e ka uruar Nimonin për detyrën e re dhe i ka dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive që dalin nga kjo pozitë. Kujtojmë se ministre e Drejtësisë për këtë mandat katërvjeçar të “Kurti 3” është emëruar Donika Gërvalla.

Komento: