Pas disa orësh shpëtohet 22-vjeçari që u bllokua në kanionet e Osumit, i shkoi në ndihmë RENEA’s për gjetjen e 42-vjeçarit

12:15 | 22 Shkurt 2026
pas-disa-oresh-shpetohet-22-vjecari-qe-u-bllokua-ne-kanionet-e-osumit,-i-shkoi-ne-ndihme-renea’s-per-gjetjen-e-42-vjecarit

Është duke vijuar operacioni për gjetjen e 42-vjeçarit të zhdukur në kanionet e lumit Osum.

Gjatë operacionit, një vullnetar 22-vjeçar, i angazhuar për të ndihmuar në gjetjen e trupit të shtetasit I. K., mbeti i bllokuar pasi gomonia me të cilën po lëvizte u përmbys në zonën e kanioneve.

U bashkua me forcat RENEA-s për kërkimet e trupit të 42-vjeçarit në kanionet e Osumit, i riu ngec mes shkëmbinjve

Pas disa orësh ndërhyrjeje në një terren të vështirë, rreth orës 04:45 të mëngjesit të kësaj të diele, 22-vjeçari u shpëtua dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Operacioni për gjetjen e 42-vjeçarit vijon, me kërkime intensive përgjatë lumit Osum.

Komento: