Berisha: Rama, asnjë hap diplomatik në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

18:20 | 22 Shkurt 2026
berisha:-rama,-asnje-hap-diplomatik-ne-mbeshtetje-te-ish-krereve-te-uck-se

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një videomesazhi, deklaroi se gjatë vizitës në Uashington, Edi Ramës iu refuzuan të gjitha takimet zyrtare, përveç një takimi me një OJQ me dyer të mbyllura.

Sipas Berishës, Rama nuk ka ndërmarrë asnjë hap diplomatik për të mbështetur ish-drejtuesit e UÇK që përballen me procese në Hagë, të cilat ai i lidhi me ndikimin e Aleksandër Vuçiç.

“Dua të garantoj çdo shqiptar, se diplomacia e megafonit nuk i shërben kurrë zgjidhjes së problemeve, aq më tepër kur atë e përdor një vend si Shqipëria. Diplomacia e megafonit, për dramën e madhe që po luhet në Hagë kundër ish-udhëheqësve politikë të Luftës Çlirimtare dhe të Kosovës, është në vlerësimin tim, aspak e dobishme, ajo në Strasburg prodhoi efekte të kundërta”, u shpreh Berisha

Komento: