
Labinot Azemi ka filluar realizimin e një prej projekteve më personale dhe më të rëndësishme të jetës së tij – dokumentarin biografik që do të rrëfejë në detaje historinë e tij, që nga fëmijëria e deri në sukseset e sotme, shkruan Gazeta 10.
Ky dokumentar do të jetë një rrëfim i thellë biografik mbi të gjitha sfidat që ka kaluar ai që kur ishte fëmijë. Projekti synon të sjellë para publikut sakrificat, momentet e vështira, dyshimet, kthesat vendimtare dhe forcën që e kanë shoqëruar në çdo etapë të jetës dhe karrierës së tij, e jo vetëm arritjet e tij. Ky projekti gjithashtu synon të zbulojë anën më autentike të tij, larg dritave të skenës, duke treguar historinë e vërtetë që qëndron pas çdo arritjeje.
Për Labinot Azemin, ky dokumentar ka qenë gjithmonë një ëndërr e kahershme – një dëshirë për të dokumentuar çdo detaj të jetës së tij, për të lënë një dëshmi të sinqertë për brezat dhe për të frymëzuar të tjerët që të mos dorëzohen përballë sfidave. Ai ka theksuar se projekti do të përfshijë çdo detaj të rëndësishëm nga jeta e tij – nga fillimet, sfidat personale dhe profesionale, deri tek momentet kulmore që kanë shënuar rrugëtimin e tij, shkruan Gazeta 10.
“Ky dokumentar nuk do të jetë vetëm një pasqyrim i një rruge artistike, por një dëshmi autentike e gjithçkaje që qëndron pas suksesit. Çdo arritje ka historinë e saj, me ulje-ngritje dhe sakrifica, dhe është koha që ato të rrëfehen me sinqeritet dhe profesionalizëm,” është shprehur Azemi.
Dokumentari pritet të jetë një rrëfim emocional dhe motivues, që do të dëshmojë se rrugëtimi drejt suksesit nuk është i lehtë, por i mbushur me përkushtim, punë dhe besim të palëkundur në vetvete. Me këtë projekt, Labinot Azemi po e kthen ëndrrën në realitet, duke hapur një kapitull të ri në jetën dhe karrierën e tij, shkruan Gazeta 10.
Xhirimet e dokumentarit pritet të fillojnënë muajin mars, duke shënuar kështu fazën e parë konkrete të realizimit të këtij projekti shumë personal për Labinot Azemin.
Në praninë e menaxherit të projekteve nga Instituti INVES, Orhan Nazifi u nënshkrua marrëveshja me Saranda Bujupi Rama për realizimin e këtij projekti madhor, i cili do të realizohet nga produksioni Familja Jonë.
Realizuesit e projektit besojnë se rrëfimet autentike kanë fuqinë të frymëzojnë dhe të lënë gjurmë të qëndrueshme në shoqëri. Me një vizion të qartë dhe përkushtim maksimal, ekipi synon të sjellë një dokumentar me vlerë artistike dhe njerëzore.
Ky projekt shënon fillimin e një kapitulli të ri për Labinot Azemin, duke hedhur hapin e parë drejt realizimit të një ëndrre që tashmë po merr formë konkrete./Gazeta 10