Kryeministri Kurti takon Abdixhikun në ora 14:00

10:05 | 23 Shkurt 2026
kryeministri-kurti-takon-abdixhikun-ne-ora-14:00

Kryeminsitri i vendit, Albin Kurti e pret sot në takim liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Bëhet me dije që takimi i kreut të Qeverisë me atë të LDK Lumir Abdixhiku, do të zhvillohet nga ora 14:00.

Një ditë më parë, Kurti u takua edhe me kreun PDK-së, Bedri Hamza.  Përveç për koordinimin parlamentar për çështje të interesit shtetëror e kombëtar, Kurti e Hamza diskutuan edhe për zhvillimet politike në vend e më gjerë dhe nevojën për të hapur një kapitull të komunikimit dhe dialogut konstruktiv qeveri-opozitë.

Pika më e ‘nxehtë’ ishte e çështja e zgjedhjes së Presidentit për çka kanë mbetur vetëm edhe 10 ditë kohë në bazë të afateve kushtetuese.

Komento: