
Për shkak të shembjeve dhe rrëshqitjeve në aksin Librazhd-Prrenjas, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të udhëtojë me helikopter drejt Korçës për inaugurimin e Polit të Dijes, pasi rruga mbeti e bllokuar edhe pas përpjekjeve për pastrimin e aksit.
Policia e Korçës është lajmëruar se kreu i qeverisë do zbresë me helikopter në 11:00 në Korçë, për inaugurimin e Polit të Dijes.