Macron thirrje BE-së: Miratoni paketën e sanksioneve kundër Moskës, të vazhdojmë të rrisim presionin

17:20 | 23 Shkurt 2026
macron-thirrje-be-se:-miratoni-paketen-e-sanksioneve-kunder-moskes,-te-vazhdojme-te-rrisim-presionin

Presidenti francez Emmanuel Macron i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të vazhdojë të rrisë presionin mbi Rusinë në luftën e saj në Ukrainë dhe të miratojë paketën e 20-të të sanksioneve evropiane kundër Moskës, ndaj të cilës Hungaria ka vënë veton.

“Ne do të vazhdojmë të rrisim presionin mbi Rusinë”, tha ai së bashku me homologun e tij finlandez Alexander Stubb.

“Ne duhet të ecim përpara me paketën e 20-të të sanksioneve nga Bashkimi Evropian dhe bisedimet do të zhvillohen në ditët në vijim. Angazhimet politike dhe fjala e dhënë në Këshillin e fundit Evropian duhet të respektohen. Nuk ka rrugë tjetër”, tha ai.

Komento: