Kusari takon ambasadorin austriak Schnetzer, thekson thellimin e bashkëpunimit ekonomik

17:50 | 23 Shkurt 2026
kusari-takon-ambasadorin-austriak-schnetzer,-thekson-thellimin-e-bashkepunimit-ekonomik

Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari Lila, ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, me të cilin ka diskutuar për zhvillimin ekonomik dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve.

Pas takimit, ministrja Kusari Lila theksoi se kjo ishte vizita e parë në këtë mandat të saj si ministre e MINTI-t.

“Në vizitën e tij të parë në këtë mandat timin si Ministre e MINTI-t, bashkë me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, diskutuam për mundësitë e zhvillimit të mëtejmë të ekonomisë së vendit tonë, bashkëpunimin bilateral me Republikën e Austrisë, si dhe trajtuam projektet e deritashme të mbështetura nga shteti austriak për Kosovën”, është shprehur ajo.Ministrja ka vlerësuar Austrinë si një nga partnerët e rëndësishëm ekonomikë të Kosovës, veçanërisht në shkëmbimet tregtare dhe bashkëpunimin në sektorin privat.“Austria mbetet një ndër partnerët seriozë të Kosovës në shkëmbimet tona tregtare, prandaj edhe fushat e bashkëpunimit në sektorin privat janë të shumta”, ka shtuar ministrja e MINTI-it, Kusari Lila.Ajo ka theksuar gjithashtu se tranzicioni i gjelbër dhe orientimi drejt një ekonomie të qëndrueshme mbeten prioritet i ministrisë që ajo drejton.“Tranzicioni i gjelbër dhe lëvizja drejt ekonomisë së qëndrueshme, mbi parime mjedisore, mbeten fokus dhe objektiv kyç i MINTI-t; andaj vazhdimin e bashkëpunimit me shtetin e Austrisë e shohim afatgjatë dhe të qëndrueshëm”, ka deklaruar ministrja.

Komento: