Arrestohen 4 persona, kryen mashtrim mbi 1.5 milionë euro – Gjykata iu cakton 30 ditë paraburgim

11:40 | 24 Shkurt 2026

Sistemi Prokurorial i Kosovës, ka njoftuar se katër persona janë arrestuar për mashtrim mbi 1.5 milionë euro, ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë prej 30 ditësh.

Në njoftim shtohet edhe se, arrestimi i katër personave është bërë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, së bashku me Policinë e Kosovës.

‘‘Sipas dyshimeve të pandehurit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, duke fshehur faktet  relevante dhe duke e vënë në lajthim të dëmtuarin H.M., në bashkëkryerje i kanë shkaktuar dëm matrial në vlerë prej 1,578,180.00 euro’’, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Tutje shtohet edhe se, të dyshuarve gjykata u ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Komento: