Zvicra bllokon më shumë se 880 milionë dollarë të Maduros

12:48 | 24 Shkurt 2026
zvicra-bllokon-me-shume-se-880-milione-dollare-te-maduros

Zvicra njoftoi me 5 janar se do të bllokojë “çdo pasuri” të ish-presidentit venezuelian Nicolás Maduro, pas arrestimit dhe akuzave për trafik droge nga Shtetet e Bashkuara.

Masa u mor si një “parandalim” për të shmangur largimin e mundshëm të fondeve jashtë vendit dhe ka përfshirë gjithashtu 36 qytetarë të tjerë venezuelianë.

Siç shkruan Business Recorder, bëhet fjalë për më shumë se 880 milion dollarë që janë bllokuar në Zvicër.

Megjithatë, ekspertët ligjorë sugjerojnë se pas sanksioneve të mëparshme zvicerane, të pakta janë bankat lokale që mund të mbajnë fonde të tilla.

Masat zvicerane ndaj Venezuelës

Komento: