
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte mes dy veturave dhe një autobusi, në rrugën Prishtinë – Pejë konkretisht në Bresje.
Lajmin e konfirmoi Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
“Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, deklaroi Hoxha.
“Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të shtojnë kujdesin gjatë ngasjes”, shtoi ai./kk