
Një 26 dhe 21-vjeçar janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer vjedhje të rënda në disa raste në Prishtinë.
“Njësitet e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë kanë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura në Kryeqytet. Personat e dyshuar janë identifikuar falë veprimeve operative dhe hetimore nga njësitet e stacionit Jugu dhe si rezultat i këtyre veprimeve, të dyshuarit janë ndaluar dhe arrestuar. Personat e dyshuar janë: A.B., 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës; A.M., 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.