
Është zbuluar identiteti i policit të cilit iu kapën rreth 1 milion euro në pikëkalimin kufitar në Merdare.
Sipas Top Channel, bëhet fjalë për Aurel Kazia, efektiv policie pranë komisariatit nr.5 në Tiranë.
Ndërkohë, Dogana e Kosovës të martën njoftoi se brenda një automjeti u gjetën paratë e padeklaruara.
“Automjeti fillimisht është kontrolluar përmes pajisjes së skanimit me rreze X, ku janë identifikuar indikacionet e para për ekzistimin e një hapësire të dyshimtë të modifikuar në dyshemenë e tij. Pas këtyre indikacioneve, Dogana e Kosovës ka kërkuar asistencë nga zyrtarët e Policisë Kufitare, të cilët kanë ofruar mbështetje teknike përmes pajisjes fibroskopike”, thuhej në njoftimin e Doganës.
“Sipas vlerësimeve fillestare, shuma e mjeteve monetare dyshohet të jetë rreth 1 milion euro”, tha Dogana, ndërsa efektivi është arrestuar.