
Më shumë se 3,200 persona janë liruar pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri të amnistisë në Venezuela, njoftoi Asambleja Kombëtare.
Sipas deputetit Jorge Arreaza, nga 4,203 kërkesa të paraqitura, 3,052 persona që ndodheshin në arrest shtëpie ose nën masa të tjera kufizuese kanë rifituar lirinë e plotë, ndërsa 179 janë liruar nga burgu.
Ligji u nënshkrua nga presidentja e përkohshme Delcy Rodriguez, me synimin për të ulur tensionet politike dhe për të nxitur pajtimin.
Megjithatë, organizata Foro Penal thotë se ka verifikuar vetëm 91 lirime politike dhe se rreth 600 persona mbeten ende në paraburgim.
Opozita ka kritikuar ligjin për përjashtimet që, sipas saj, mund të vazhdojnë të prekin kundërshtarët e ish-presidentit Nicolas Maduro.