
Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente ndaj të pandehurit, Xh.Sh, i cili dyshohet se ka kryer tri vepra penale, “Dhunimi”, “Dhuna në familje“ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
I pandehuri, Xh.Sh dyshohet se përmes forcës dhe kanosjes se do të përdorë armë, detyron personin tjetër të kryejë akt seksual pa pëlqimin e saj, duke kryer veprat penale të lartcekura.
Gjithashtu të pandehurit , gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë sekuestruar tri armë zjarri dhe 27 fishekë.