Haxhiu pret Spiropalin: Bashkëpunimi e përkrahja e ndërsjellë mbeten qendrore për zhvillimin tonë të përbashkët

14:20 | 25 Shkurt 2026
haxhiu-pret-spiropalin:-bashkepunimi-e-perkrahja-e-ndersjelle-mbeten-qendrore-per-zhvillimin-tone-te-perbashket

Kryeparlamentarja e Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka pritur në takim ministren për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Haxhiu në njoftimin për këtë takim tha se me të kanë shkëmbyer “mendime mbi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve dhe rolin e rëndësishëm të institucioneve tona në avancimin e interesave të përbashkëta”.

“Bashkëpunimi dhe përkrahja e ndërsjellë mbeten qendrore për zhvillimin tonë të përbashkët dhe për mirëqenien e qytetarëve tanë”.

Spiropali në vizitën e saj zyrtare në Kosovë takoi edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe homologun e saj Glauk Konjufca.

Komento: