
Federata e Motoçiklizmit e Kosovës, në bashkëpunim me Klubin “Dardanët” dhe Klubin e Aeronautikës “Shqiponjat e Kastriotit”, do të organizojë më 6 mars në parakalim motoristik dhe aktivitet paragllajdizmi në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ngjarja mbahet nën moton “Ta nderojmë historinë tonë të lavdishme”.
“Ky aktivitet ka për qëllim përkujtimin me dinjitet të sakrificës dhe historisë sonë kombëtare, duke bashkuar komunitetin e motoristëve dhe sportdashësve në një organizim të përbashkët simbolik”, thuhet në një njoftim të Federatës së Motoçiklizmit të Kosovës.