Suharekasi i dehur sulmon qytetarin dhe policin jashtë detyre

12:35 | 26 Shkurt 2026
suharekasi-i-dehur-sulmon-qytetarin-dhe-policin-jashte-detyre

Një sulm fizik ka ndodhur së fundmi në qytetin e Suharekës.

Në raportin e policisë bëhet me dije se i dyshuari nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht një qytetar dhe më pas edhe një zyrtar policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Komento: