Pas vdekjes së aktivistit Mentor Kaçi, Ramush Haradinaj: Një jetë në shërbim të atdheut

16:10 | 26 Shkurt 2026
pas-vdekjes-se-aktivistit-mentor-kaci,-ramush-haradinaj:-nje-jete-ne-sherbim-te-atdheut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen e aktivistit të çështjes kombëtare, Mentor Kaçi i cili vdiq të mërkurën.

Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se Kaçi i takon gjeneratës së hershme të intelektualëve shqiptarë që ishin në ballë të aktiviteteve politike.

“Paska ndërruar jetë aktivisti i çështjes kombëtare, Mentor Kaçi. Një jetë e tërë në shërbim të atdheut, ai i takon gjeneratës së hershme të intelektualëve shqiptarë që ishin në ballë të aktiviteteve politike dhe organizimit të rezistencës kundër regjimit jugosllav”.

“Ngushëllime të sinqerta familjes Kaçi, miqve dhe bashkëveprimtarëve.Mentori, u prehtë në paqe!”, ka thënë kreu i AAK-së,

Komento: