Aksident në Ozdrim të Pejës, lëndohen 4 persona

17:45 | 26 Shkurt 2026

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur sot rreth orës 16:20 në fshatin Ozdrim.

Rastin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës rajonal i Policisë në Pejë. Gashi deklaroi se të lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal hetuesit e aksidenteve të Trafikut Rajonal”, deklaroi Gashi.

Komento: