Haxhiu takohet me shefat e grupeve parlamentare për delegacionet e Kuvendit

20:45 | 26 Shkurt 2026
haxhiu-takohet-me-shefat-e-grupeve-parlamentare-per-delegacionet-e-kuvendit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu është takuar sot me kryetarët e grupeve parlamentare, për të diskutuar rreth formimit të delegacioneve të Kuvendit.

Në një komunikatë për media, thuhet se në takim kanë rënë dakord që deri në fund të javës së ardhshme, grupet parlamentare të dërgojnë emrat e deputetëve për anëtarë të delegacioneve.

“Në takim u ra dakord që deri në fund të javës së ardhshme, grupet parlamentare të dërgojnë emrat e deputetëve për anëtarë të delegacionit të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, delegacionit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, delegacionit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe atij në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë.

Kryetarja Haxhiu tha se për Kosovën kjo ka rëndësi të veçantë, pasi përfaqësimi aktiv dhe dinjitoz në këto organizata ndërkombëtare forcon subjektivitetin shtetëror dhe thellon bashkëpunimin ndërkombëtar” – thuhet në komunikatë.

Komento: