Rama takon Rafunën e OEK-ut: Zhvillimi ekonomik kërkon bashkëpunim dhe zgjidhje konkrete

10:10 | 27 Shkurt 2026
rama-takon-rafunen-e-oek-ut:-zhvillimi-ekonomik-kerkon-bashkepunim-dhe-zgjidhje-konkrete

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka takuar kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna me të cilin thotë të kenë diskutuar bashkëpunimin në arsimin dual dhe iniciativat për avancimin e standardeve profesionale.

Por ka theksuar se zhvillimi ekonomik kërkon bashkëpunim dhe zgjidhje konkrete.“Zhvillimi ekonomik kërkon bashkëpunim dhe zgjidhje konkrete.

Sot, me Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, z. Lulzim Rafuna, diskutuam bashkëpunimin në arsimin dual dhe iniciativat për avancimin e standardeve profesionale. Si lider në zbatimin e arsimit dual, Qendra për Arsim Dual në kuadër të OEK do të shërbejë edhe për edukim praktik të nxënësve dhe studentëve, duke forcuar kapacitetet dhe shërbimet për bizneset e Kryeqytetit”, ka shkruar ai.

Komento: