Donald Trump reagon për Bill Clinton dhe dosjet Epstein: Nuk më pëlqen…

20:10 | 27 Shkurt 2026
donald-trump-reagon-per-bill-clinton-dhe-dosjet-epstein:-nuk-me-pelqen…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është pyetur nga gazetarët për Bill Clinton, i cili po përballet me pyetje nga Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve.

Trump tha: “Nuk më pëlqen ta shoh [atë]”.

Ai gjithashtu deklaroi se nuk di asgjë për dosjet e Jeffrey Epstein dhe se është liruar plotësisht nga akuzat, raporton Skynews.com.

Demokratët në Komitetin Mbikëqyrës thanë se po krijohet një precedent i ri për sjelljen e presidentëve dhe ish-presidentëve për të dëshmuar.

Trump ka mohuar vazhdimisht çdo shkelje lidhur me Epsteinin dhe tha se ndërpreu marrëdhënien me të para se financieri të akuzohej për abuzim seksual.

Komento: