Incidenti tragjik në KEK: Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit 55-vjeçar

09:20 | 28 Shkurt 2026
incidenti-tragjik-ne-kek:-policia-jep-detaje-per-vdekjen-e-punetorit-55-vjecar

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me incidentin tragjik që ndodhi dje në Termocentralin Kosova B, ku si pasojë humbi jetën punëtori Mixhen Sadiku.

Sipas raportit 24-orësh, dyshohet se viktima është goditur aksidentalisht nga një kamion gjatë lëvizjes mbrapa, teksa i dyshuari është arrestuar.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia

Komento: