Osmani: Ka ardhur koha e lirisë për popullin e Iranit falë Trumpit

13:40 | 28 Shkurt 2026
osmani:-ka-ardhur-koha-e-lirise-per-popullin-e-iranit-fale-trumpit

Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, duke theksuar mbështetjen e plotë të Republika e Kosovës për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

Në reagimin e saj, ajo është shprehur se “ora e lirisë ka ardhur për popullin e Iranit”, falë udhëheqjes së SHBA-ve dhe presidentit Donald Trump, shkruan Reporteri.net.

Postimi i saj i plotë:

Ora e lirisë ka ardhur për popullin e Iranit, falë udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit @realDonaldTrump.

Si gjithmonë, Republika e Kosovës qëndron e palëkundur me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në mbrojtjen e lirisë, paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

Ne gjithashtu dënojmë fuqimisht sulmet e regjimit iranian kundër aleatëve tanë në Lindjen e Mesme. Ne do të vazhdojmë të mbështesim veprimet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë për t’i dhënë fund regjimit iranian dhe për t’i dhënë më në fund një shans lirisë dhe paqes.

Komento: