Me Hamzën s’u morën vesh, Kurti të hënën takohet me Abdixhikun

18:55 | 28 Shkurt 2026
me-hamzen-s’u-moren-vesh,-kurti-te-henen-takohet-me-abdixhikun

Kryeministri, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të takohet të hënën me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për çështjen e Presidentit.

Kurti u takua sot për herë të dytë në Kuvend me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Pas takimit u bë e ditur se nuk pati marrëveshje.

Hamza tha se PDK-ja ofroi një mundësi të fundit “për t’i shmangur zgjedhjet e re”. Tha se kërkoi që president i vendit të zgjidhet dikush i propozuar nga kjo parti.

Kurti, ndërkaq, tha pas takimit se “kur s’ka mundësi për propozim konsensual, atëherë do të kemi propozime partiake” për president.

Komento: