
Afrim Kasolli, opinionist dhe filozof, e ka parë me dyshim synimin e Partisë Demokratike të Kosovës për të dalë me kandidaturë, përkatësisht propozim të tyre, për president të Kosovë pas takimit me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.
Kasolli vëren mundësinë që PDK-ja përmes kësja kandidature thjesht t’ia bëjë kuorumin e nevojshëm partisë Vetëvendosje, dhe, në rastin e atillë, do ta legjitimonte “pushtetin absolut të Lëvizjes Vetëvendosje”.
“Dhe keshtu per here te pare ne Kosoven e las luftes, do ta kete edhe Kryeministrin edhe Presidentin edhe Kryetarin e Kuvendit”, tha ai.
Postimi i plotë:
Takimi i fundit ndermjet Kryeministrit Kurti dhe kryetarit te PDK-se Bedri Hamza per temen e Presidentit/es përfundoi me dy interpretime.
Kryetari i PDK-se ka deklaruar se oferta tyre e fundit eshte nje emer i propozuar nga PDK. Kurse Kryeministri deklaroi se ne mungesë te marrëveshjes politike kalohet ne emëra partiake
Mirëpo, mbet e paqarte se PDK a do propozoje emerin dhe nese i njejti nuk mbështetetet nga partite tjera, me theks te vecante ajo ne pushtet do ta braktis seancën duke mos pranuar qe ajo te behet pjesë e kourumit. Apo thjesht ajo do te qendroj ne salle, dhe nese i siguron 30 nënshkrime per kandidatin e saj te marr pjese ne proces per ta votuar emrin e tyre.
Nese ndodh kjo e fundit praktikisht legjitimohet pushteti absolut i Lëvizjes Vetevendosje, sepse e njejta pasi ta kete siguruar kuorumin nga partite tjera per kandidatet e tyre, ne rrethin e trete pa telashe do ta siguronte edhe poziten e presidentit. Dhe keshtu per here te pare ne Kosoven e las luftes, do ta kete edhe Kryeministrin edhe Presidentin edhe Kryetarin e Kuvendit.