Sallahu: Vendi nuk shkon në zgjedhje nëse dështon zgjedhja e Presidentit deri më 4 mars 2026

17:10 | 01 Mars 2026
sallahu:-vendi-nuk-shkon-ne-zgjedhje-nese-deshton-zgjedhja-e-presidentit-deri-me-4-mars-2026
Ish-ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, tha se, bazuar në nenin 86 të Kushtetutës dhe aktgjykimin KO29/11 të Gjykata Kushtetuese e Kosovës, vendi nuk shkon automatikisht në zgjedhje nëse Presidenti nuk zgjidhet deri më 4 mars 2026 për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve në votim.

Sipas tij, zgjedhje të reja shpallen vetëm nëse, pas tre raundeve të votimit, asnjë kandidat nuk siguron 80 vota në dy raundet e para dhe 61 vota në të tretin. Ai thekson se çdo zgjedhje e Presidentit pas këtij afati do të ishte kundërkushtetuese.

Sallahu propozon që çështja të dërgohet në Kushtetuese me kërkesë për masë të përkohshme, në mënyrë që të pezullohet afati dhe të obligohen deputetët të marrin pjesë në votim, duke iu referuar edhe aktgjykimeve KO 193/25 dhe KO-196

Komento: