
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër në ora 14:00, do të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun, tregojnë burimet e Gazetës Express.
Temë diskutimi do të jetë çështja e zgjedhjes së Presidentit.
Javën e kaluar Kurti ishte takuar me Abdixhikun, por biseda nuk kishte epilog për këtë çështje.
Kurti është takuar dy herë edhe me kreun e PDK-së, Bedri Hamza – por nuk ka dakordancë finale.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje e përmendi Murat Jasharin se kandidat mbi-partiak për President, ky i fundit kishte refuzuar kandidaturën.
E tash, Kurti ka kërkuar që secila parti ta ketë kandidatin e tyre.
Më 4 mars përfundon afati i zgjedhjes së Presidentit, mos finalizimi i këtij procesi e dërgon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 45 ditëve. /