
Situata kritike në Ngushticen e Hormuzit, ku forcat detare të Iran kanë paralajmëruar kufizime për kalimin e anijeve, po ndikon drejtpërdrejt në tregjet globale të naftës. Bllokimi praktik i trafikut të tankerëve dhe cisternave ka rritur shqetësimet për furnizimin me naftë në nivel ndërkombëtar.
Pronari i Petrol Company, Shkëlzen Jusaj,për emisionin Gazeta deklaroi se çmimi i derivateve mund të ketë rritje prej rreth 15 centësh brenda një dite.
Sipas tij, nëse trendi aktual vazhdon dhe nuk ka ndërhyrje të shpejtë nga vendet e OPEC, situata mund të përkeqësohet edhe më tej.
Ai theksoi se disa vende anëtare të OPEC-ut tashmë po përballen me vështirësi për shkak të bllokimit të kalimit në Ngushticën e Hormuzit, dhe nëse kriza vazhdon, çmimi i naftës në tregun vendor mund të arrijë në 1.60 deri në 1.70 cent për litër në ditët në vijim.