“Për të qenë të lirë, duhet të na kenë frikën”, Macron thotë se Franca do ta rrisë numrin e kokave bërthamore

20:10 | 02 Mars 2026
“per-te-qene-te-lire,-duhet-te-na-kene-friken”,-macron-thote-se-franca-do-ta-rrise-numrin-e-kokave-berthamore

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar se Franca do ta rrisë numrin e kokave të saj bërthamore për herë të parë pas dekadash, duke thënë se “për të qenë të lirë, duhet të na kenë frikën”, raporton “France24“.

Macron dha përditësimin mbi strategjinë bërthamore të vendit në një fjalim nga një bazë ushtarake që strehon nëndetëset balistike me raketa të vendit.

Macron tha se Franca po hynte në një fazë të re në strategjinë e saj të parandalimit bërthamor, e cila do të plotësonte misionin bërthamor të NATO-s, dhe ftoi aleatët evropianë të marrin pjesë në stërvitje të parandalimit bërthamor.

Komento: